Secondary Adv

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën me 4.8 për qind në vitin 2024

Sipas INSTAT, në vitin 2024 çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën me 4.8%, duke arritur një indeks prej 149.6 nga 142.8 në 2023.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Instat në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 149,6 nga 142,8 që ishte në 2023, duke shënuar një rritje me 4,8 %.

 

Po ashtu bëhet me dije se gjatë këtij viti, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rritje me 9,1 %, gjithashtu rritje ka shënuar edhe indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë.

 

Viti 2024 ishte relativisht pozitiv për bujqësinë, ku vihet re një rritje e përgjithshme e prodhimit. Referuar të dhënave të INSTAT, diferenca më e madhe vërehet te prodhimi i ullirit, pas një viti të vështirë 2023, ku rritja ishte afro 25%. Rritje kanë shënuar thuajse të gjitha kulturat bujqësore, ku në veçanti bie në sy rritja e prodhimit në serra me 4%. /ekofin.al (https://ekofin.al/cmimet-e-prodhimeve-bujqesore-u-rriten-me-4-8-ne-vitin-2024/)

 


Më të lexuarat